Nga minarja e xhamisë dëgjohet zëri
besnik i përvajshëm i myezinit në Preshevë, me ezanin e tij. Për
momentin një fund i qetë i vitit në qytetin 38.000 banorë, në jugu të
Serbisë deri në trekëndëshin kufitar me Maqedoninë dhe Kosovën. Kështu e
nis shkrimin për situatën dhe zhvillimet e fundit në Luginën e
Preshevës agjencia gjermane “Die Presse”, duke përshkruar gjendjen nga
demilitarizimi i rajonit deri tek kërcënimet e Beogradit për prishjen
me forcë të monumentit të heronjve të UCPMB-së.Autoritetet
serbe kishin kërkuar kohë më parë nga autoritetet lokale në Preshevë,
një qytet i banuar ekskluzivisht nga shqiptarët, heqjen e monumentit.
Kryeministri serb, Ivica Dacic ka kërcënuar gjithashtu se nëse është e
nevojshme kjo mund të bëhet edhe me forcë. Ish-komandantë të UÇPMB-së
kanë thënë gjithashtu se nëse është e nevojshme monumenti do të mbrohet
me forcë, shkruan agjencia “Die Presse”, citon “Presheva Jonë”.
Pas kërcënimeve të Dacicit vijnë ato të presidentit serb Nikolic për
heqjen me forcë të përmendores së UÇPMB-së, kurse anëtarët ish-ushtrisë
shqiptare në jug të Serbisë, të mërkurën e kaluar i kanë dërguar
mesazhe të qarta Beogradit që të mos provokojë dhe të mos prekë
përmendoren e dëshmorëve të UCPMB-së, shkruajnë mediat gjermane.
Ndërkohë, mesazhet e ish-UÇPMB-së, Dacic i ka konsideruar si një
provokim të hapur. Me komunitetin etnik shqiptare janë të populluara tri
komunat në jug të Serbisë - Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – të cilat
në fillim të viteve 1992 kishin zhvilluar një referendum për bashkim me
Kosovën. Në vitin 2001, UÇPMB kishte provuar t’ia arrijë këtij qëllimi
me konflikt të armatosur.
Gjatë viteve 2000-2001 Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe
Bujanocit (UÇPMB) ka zhvilluar një luftë guerile kundër forcave serbe të
sigurimit. Dhe tani, pas kërcënimeve serbe për prishjen e përmendores
së UÇPMB-së, ish-pjesëtarët e këtij grupi ushtarak, kërcënojnë me
përsëritje të konfliktit të armatosur, nëse preket monumenti i
dëshmorëve të tyre të rënë në luftën e fundit. Një ish-komandant i
UÇPMB-së ka theksuar “mund t’i veshin sërish çizmet dhe uniformat.. »
duke paralajmëruar se në perëndim sot janë të gatshëm ta bëjnë këtë gati
500 ushtarë.
Në nëntor veteranët e ish UÇPMB-së, përballë komunës së qytetit të
Preshevës, kanë vendosur një monument në shenjë respekti dhe përkujtimi
për shokët e tyre të rënë për më shumë se dhjetë vjet më parë. Që
atëherë, policia ushtarake po patrullon përsëri në rajonin kufitar.
Qeveria serbe, sidomos pas vendosjes së këtij monumenti, rrezikon
konflikte të reja në rajon.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës thonë se duhet të respektohet
historia çdo kombi. Veteranët e UÇPMB-së i cilësojnë provokim kërcënimet
e Beogradit, pasi veteranët e UÇPMB-së në vitin 2002 u amnistuan nga
Beogradi.
Rreth 60 mijë pjesëtarët të komunitetit shqiptar në Serbi, jetojnë në
zonën pranë kufirit lindor të Kosovës me Serbinë. Shqiptarët në komunat
e Luginës së Preshevës janë deklaruar në një referendum, në vitin 1992,
për tu bashkuar me Kosovën e pavarur.
Duke folur për diskriminimin serbë mbi shqiptarët etnik në Luginën e
Preshevës, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka pohuar se
“politikanët serbë nuk janë të interesuar për popullatën tonë, por vetëm
për tokën. Ata duan që ne shqiptarët të zhdukemi”.
Anëtarët e një grupi ish-kryengritësve shqiptarë në jug të Serbisë,
të mërkurën kanë kërcënuar me një konflikt të armatosur me forcat serbe
të sigurisë, në qoftë se autoritetet serbe të Beogradit përpiqen ta
hiqen me forcë monumentin e UÇPMB-së.
Autoritetet serbe kishin kërkuar disa kohë më parë nga autoritetet
lokale në Preshevë, një qytet i banuar ekskluzivisht nga shqiptarët,
heqjen e monumentit. Kryeministri serb Ivica Dacic ka kërcënuar se do ta
heq me forcë monumentin e UÇPMB-së. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment