Tuesday, January 1, 2013

I vendosin eksploziv në veturë

Në kohën e ndërrimit të vitit, nënkryetarit të Komunës së Graçanicës, Igor Aritonoviq iu është vënë një përbërje me eksploziv në veturën e tij zyrtare, të tipit “Shkoda Octavia”, por intervenimi i shpejtë i Policisë ka bërë që të evitohet tragjedia.
Por afër veturës së nënkryetarit Aritonoviq, ishte edhe vetura e kryetarit të kësaj komune, Bojan Stojanovq, i cili ka thënë për KiM Radion, se diçka e dyshimtë është vërejtur nga një punëtor sigurimi.
“Dy të rinj i kishin thënë punëtorit të sigurimi të lokalit se kanë vërejtur një mjet të dyshimtë në detyrën e zëvendësit tim. Kemi reaguar menjëherë dhe e kemi thirr policinë e cila me shpejtësi ka intervenuar dhe e ka hequr mjetet shpërthyes. Më pas ata i kanë kontrolluar të gjitha veturat tjerat në afërsi”, ka thënë Stojanoviq.
Ai ka thënë se me muaj të tërë ndaj Komunës së Gracanisës po zhvillohet ‘persekutim i gjerë’.
“Ne do t’i ofrojmë policisë gjithçka që kemi rreth dyshimeve. Ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë tash. Nuk është mirë të ngiten tensione që do të shkojnë në dëm të situatës politike dhe nuk ia vlen që dikush ta paguaj me kokë vetëm pse merret me zgjidhjen e probleme praktike të qytetarëve”, ka thënë Stojanoviq.
Ndërkaq Komandanti i stacionit të Policisë në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq ka thënë se njësiti special i Policisë së Kosovës ka larguar një garantë dore nga vetura zyrtare e nënkryetarit të Komunës së Graçanicës.
Deri më tash nuk ka të dyshuar, ndërsa rasti është kualifikuar si rrezik i gjerë./Dukagjini.com

No comments:

Post a Comment