Tuesday, January 1, 2013

Buja beson në rritjen e pagave të mësimdhënësve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja beson se do të ketë edhe një ngritje pagash për mësimdhënësit, ashtu siç ka premtuar kryeministri Hashim Thaçi. Buja në një intervistë për numrin festiv të gazetës “Epoka e Re”, ka thënë se gjatë vitit 2012 janë shënuar të arritura të shumta në arsim.
Si më të rëndësishme ai e ka veçuar Abetaren e përbashkët dhe ratifikimin e vendimeve për dy universitetet publike, të Pejës dhe të Prizrenit.
Është i bindur se procesi i dialogut me Serbinë do të krijojë lehtësira për kyçjen në sistemin arsimor të Kosovës edhe të komunitetit serb.
Edhe pse thotë se nuk ka përputhje mes arsimit profesional dhe tregut të punës, është i bindur se themelimi i Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional do ta ndihmojë këtë segment të arsimit.
Madje, sipas tij, synohet të krijohen kuadro edhe për jashtë Kosovës.
Buja i ka mohuar përçarjet brenda kabinetit të Ministrisë së Arsimit, ndërsa ka premtuar ndërtimin edhe të 27 shkollave të reja. /Telegrafi/
 

No comments:

Post a Comment