Microsoft Research është duke punuar në në projektin i cili do të duhej
të zvogëlojë në mënyrë drastike shpenzimin në pajisjet mobile si
smartphone kur e shfrytëzojnë GPS-në. Në vend që GPS pranuesi gjysmë
minute të marrë të dhëna të rëndësishme për përcaktimin fillestar të
pozitës dhe më pas të kalkulojë pozitën momentale në bazë të të dhënave
të marra, sistemi i Microsoftit vetëm për disa milisekonda i mbledh të
dhënat më të rëndësishme nga satelitët dhe përllogaritja e pozicionit
bëhet në ré.
Kjo qasje quhet cloud-offloaded GPS, ndërsa sistemi i
cili do të bëjë përpunimin CLEO (Cultivating the Long tail in
Environmental Observations). CLEO, sipas hulumtimeve, do të duhej të
mundësojë GPS pozicionim të vazhdueshëm gjatë madje një viti e gjysmë me
vetëm dy bateri AA. Për dallim prej kësaj, pozicionimi GPS klasik mund
të shpenzojë baterinë e aparatit për madje vetëm gjashtë orë. Më shumë
për këtë projekt mund të lexoni në
http://www.technologyreview.com/news/509176/cloud-powered-gps-chip-slashes-smartphone-power-consumption/.koha.net
No comments:
Post a Comment