Tuesday, January 1, 2013

Top 10 filmat e vitit 2012

I erdhi fundi edhe një viti tjetër jashtëzakonisht të mirë në kinematografi. Përkundër stagnimit të zhvillimit të kinematografisë tonë, përparimi është ndier në skenën ndërkombëtare. Teknologjitë më të reja dhe idetë fantastike janë shkrirë në disa prej projekteve më atraktive artistike të këtij viti.
Ju sjellim një përmbledhje të filmave më të mirë të vitit 2012:
10. The Hunger Games
Filmi i Gary Ross është një pasqyrim i përkryer i jetës në botën e egër. Ky film hedh poshtë dhunën dhe shfaq një manifest të përgjakshëm duke u fokusuar në horror dhe shfrenime emocionale.

9. Moonrise Kingdom
Nëse shikoni karakteret karizmatike në këtë film, të cilat luhen aq mirë prej më të mirëve të Hollywoodit, atëherë s’keni si të mos e dini se ky është një film nga regjisori Wes Anderson. Kësaj radhe, Anderson me personazhin kryesor Sam Shakusky (Jared Gilman) ka arritur të sjellë risi në repertorin e tij, me motivin kryesor dashurinë.
8. The Central Park Five
“The Central Park Five” është një dokumentar i përkryer nga Ken Burns, i cili shfaq në mënyrë perfide një grup njerëzish të racës së zezë të cilët ngrihen kundër sistemit dhe luftuan për të drejtat e tyre. Një storie reale, e cila ka prekur zemrat jo vetëm të amerikanëve, por të gjithë botës.
7. Amour
Filmi i Michael Hanekes është një pasqyrim i një femre të moshuar pranë vdekjes, me bashkëshortin që tenton të kujdeset për të në ditët e saj të fundit. Nga titulli mund ta dimë qysh në fillim se bëhet fjalë për dashuri. Ndryshe nga filmat tjerë romancë, ky film ka arritur majat për shkak se nuk shfaq filmin e një dashurie mes dy të rinjve, por vdekjen dhe thënien e famshme ‘as vdekja nuk mund të na ndajë’. Me plot të drejtë regjisori peshën kryesore ua la aktorëve veteranë Emmanuelle Riva dhe Jean-Louis Trintignant, që e bënë filmin fantastik.

6. Django Unchained
Filmi i fundit nga Quentin Tarantino është një fantazi epike e dashurisë në një epokë të vjetër në Amerikën e Jugut. Ky film duhet të shikohet gjithsesi nga fanatikët e filmave të cilët dëshirojnë të shohin gjithçka – nga dashuria e deri te dhuna. Në rolet kryesore në këtë film të lansuar së fundmi liajnë emra, si Jamie Foxx, Christoph Waltz dheLeonardo DiCaprio.
5. Avengers
Nuk ka dyshime se ky është një prej filmave më të mirë komik të adaptuar nga një libër, mirëpo jo në çdo moment të këtij filmi ai u konsiderua prej më të mirëve, pasi trailerët zhgënjyen shumë fansa. Me aktorë si Tom Hiddleston dhe regjisor si Joss Whedon, barra për këtë film ia vlen qiranë. Nëse e kuptoni se çfarë po themi... këtu është edhe Hulku.
4. Zero Dark Thirty
Vërejtje: Në fund të filmit gjithsesi do të jetë i vdekur Bin Laden. Këtë tashmë e keni ditur, por kjo nuk i ka penguar Kathryn Bigelow e cila pak kohë pas vrasjes historike të njeriut më të rrezikshëm të planetit t’i vë skenat në ekranët gjigant. Një gjë është e sigurt – Amerika, ashtu dhe ne, tani po flemë më të sigurt.
3. Looper
Çfarë mund t’i thoni një filmi që flet për udhëtimet, ju bën të teoretizoni shumë për vështirësitë dhe në fund ju thotë të mos brengoseni për atë? Ju mund ta quani ‘argëtues’, ‘inovativ’ dhe ‘fantastik’, por ne do t’i referoheshim më shumë si “Looper”. Filmi fantastiko-shkencor nga Rian Johnson e vë aktorin Bruce Willis kundër një versioni të ngjashëm të tij.

2. Skyfall
Ju mund ta dini më mirë se çfarë është ky film. Është një projekt fantastik që ju bën të keni adrenalinë që nga fillimi. Një film që vazhdimisht shfaq intensitet, me stil, muzikë të mirë dhe shumë seksi. Është një version i përmirësuar i filmave “Casino Royal” dhe “Quantum of Solace” dhe pa dyshim një prej filmave më të mirë, në mos më i miri i James Bond. Muzika e Adele, loja e përkryer e James Bond (Daniel Craig) dhe armikut të Bond në aktorin Javier Bardem na bëjnë të mendojmë se filmi meriton gjithsesi të nominohet për Oskar.
1. The Dark Knight Rises
Nuk keni shikuar kurrë një film me performancë epike? Ja ku po ua sjellim. Në fund të gjithë do të jeni të kënaqur pasi ta keni shikuar filmin fantastiko shkencor, adaptim të Batmanit klasik bërë nga Christopher Nolan. Zgjedhjet e Nolan për filmin ishin të përkryera. Nga Tom Hardy e deri te Anne Hathaway, mund të konkludojmë se aktorët ishin të nivelit më të lartë, teksa emocionet nuk shuhen në asnjë moment. Ashtu sikurse Batmani që do të jetojë gjithmonë, ashtu edhe ky film.
/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment