Tuesday, January 1, 2013

Johansson nuk do të martohet më

Scarlett Johansson nuk do të martohet më sërish – pasi ajo nuk mendon se kjo gjë është e rëndësishme për të.Aktorja, e cila u divorcua nga Ryan Reynolds (tash i martuar me Blake Lively), thotë se raportet mes aktorëve mund të kenë anët e tyre negative, dhe se ajo nuk e ka me nguti të lidhet me ndonjë mashkull tjetër.
“Kjo nuk është e rëndësishme për mua. Kjo nuk ka të bëjë me mua tash... Unë jam martuar kur isha e re dhe ishte jashtëzakonisht romantike dhe më pëlqeu të isha e martuar. Por tash është më ndryshe. Është vështirë ta përshkruaj me fjalë”.
“Për mua, të qenit në një lidhje funksionale nuk do të thotë se ju duhet të jeni të martuar. Është bukur që aktorët mund të lidhen dhe ju mund të flisni për punën, por po ashtu mund të jetë monotone”, ka thënë Johansson. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment