Thursday, January 3, 2013

Shkëndija: Do të pozoja për Playboy

Shkëndije Mujaj ka bërë të ditur se me dëshirë do të pozonte për revistën e njohur të meshkujve “Playboy”.Këngëtarja, e cila po çmend publikun shqiptar me fotot e saj provokative të cilat po i poston në rrjetin e saj personal, ka bërë të ditur se “me siguri” se nuk do ta refuzonte ndonjë ofertë të revistës erotike.
“Unë pozoj për qefin tim dhe nëse oferta me vjen kur unë ndjehem mirë (pra jam në qejf), ka mundësi, sepse siç e dini, unë çdo gjë e bëj sipas qejfit tim. Nëse më thotë dikush tjetër pozo, unë edhe mund të refuzoj, pra varet krejt se si ndihem unë”, ka thënë Shkëndija për gazetën “Zëri”.
Bukuroshes kosovare, e cila ende nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri në skenë, duket se po i mjaftojnë fotot provokuese për t’i mbajtur adhuruesit e saj sa më afër. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment