Thursday, January 3, 2013

Incident në Disneyland në Paris, 12 të plagosur

PARIS – Incident i lehtë dje në mbrëmje në Disneyland në Paris Railroad, në qerthullin e vogël hekurudhor në parkun e zbavitjeve.
Sipas Ansa-s, rreth orës 20.40, një nga katër trenat që kryejnë udhëtimin zbavitës po ndalej në një stacion, kur dy vagonat e parë u shkëputën nga lokomotiva dhe janë përplasur me të tretin dhe të fundit.
Dymbëdhjetë pasagjerët mbetën të plagosur jo rëndë, mes të cilëve dhe një grua shtatzënë, e cila u transportua në spitalin e afërt të Marne-la-Vallee.shekulli.com.al

No comments:

Post a Comment