Tuesday, January 1, 2013

Në Belgjikë, tren prej çokollate

Pastiçierët belgë kanë krijuar trenin më të madh me avull në botë, të prodhuar plotësisht prej çokollate. Është një përpjekje për të reklamuar industrinë e mirënjohur të çokollatës në këtë vend.

Skulptura me gjatësi 34 metra është ekspozuar në një prej sallave të stacionit Gare du Midi të Brukselit dhe është certifikuar nga shoqata Guiness e Rekordeve Botërore për të garantuar se është e prodhuar krejtësisht prej çokollate.

Ministria belge e turizmit thotë se industria e çokollatës i ka rezistuar deri tani konkurrencës ndërkombëtare në rritje, por është dëmtuar ndjeshëm nga kriza botërore. Prodhuesit e çokollatës janë pjesë e panoramës kulturore të Belgjikës dhe kanë edhe një dyqan në rrugën Grand Sablon të Brukselit, ku shpalosin traditën dhe krijimet e tyre më origjinale.zeriamerikes.com

No comments:

Post a Comment