Tuesday, January 1, 2013

Këshilla për dukje shumë atraktive brenda 10 minutave

Dukja e bukur dhe atraktive është ëndërr e çdo vajze, por a keni menduar ndonjëherë sa e lehtë është kjo punë? E gjithë ajo që ju duhet të bëni është t’i siguroni një buzëqeshje fytyrës tuaj dhe të keni 10 minuta kohë në dispozicion.
Në vijim lexoni këshillat se si të dukemi atraktive brenda 10 minutave:
Buzët
Pa marr parasysh formën që keni, buzët janë pjesa më tërheqëse e fytyrës. Për t’i dhënë atyre një pamje të bukur dhe shumë atraktive, përdorni një buzëkuq ngjyrë të kuqe të freskët, që shton bukurinë.
Sytë
Mos harroni që për të arritur të keni një pamje të mrekullueshme, duhet që sytë tuaj të jenë “vrasës”. Për një grim të shpejt të syve, gjithmonë zgjidhni të zezën, sepse merr më pak kohë dhe gjithmonë sytë duken magjepsës.
Vetullat
Mos anashkaloni rregullimin e vetullave asnjëherë, ato duken shumë më bukur kur janë të rregulluara dhe po ashtu i shtojnë bukurinë syve. Hijezimi i linjave të fytyrës me ngjyrat që preferoni, ka një rëndësi të papërshkrueshme, ajo bën fytyrën tuaj të duket më simetrike.

Flokët
Thënë të drejtën, kapja e flokëve e rastësishme, të shumtën e rasteve duket shumë më ‘hot’ se sa përkushtimi i madh për krehje. Andaj, një kapje e flokëve me një model të çrregullt do të ishte e preferuar në këtë rast.
Duart
Kur t’i keni bërë të gjithë hapat e mësipërm, mos harroni t’ia hidhni një vështrim duarve tuaja, ku në këtë rast rekomandoheni të aplikoni ngjyrën e kuqe mbi thonjtë tuaj.
Vishni taka 
Dhe ne fund, por jo më pak e rëndësishme, vishni taka të cilat ju ofrojnë komoditet në ecje. Trupi juaj është shumë më atraktiv në taka.24-orelajme.com

No comments:

Post a Comment