Thursday, January 3, 2013

Kap gishtin e mjekut ende pa dalë nga barku i nënës

Fotoja ku shfaqet dora e një foshnje ende pa dalë nga barku i nënës duke kapur gishtin e mjekut, është bërë sensacion në internet.

Derisa mjekët po i bënin prerjen cezariane nënës Alicia Atkins, fëmija i saj nxori dorën dhe kapi gishtin e mjekut.

Si transmeton gazeta Start, babai i foshnjës, Randy Atkins, kur e dëgjoi mjekun tek thoshte: “Ej, ajo po më kap gishtin”, reagoi shpejt për të kapur këtë moment me aparatin e tij fotografik.

Përmes kësaj fotografie, fëmija që u pagëzua me emrin Nevaeh, ka diçka të kujtojë nga momenti kur ishte në prag të ardhjes në këtë botë. koha.net

No comments:

Post a Comment