Thursday, January 3, 2013

I ndërroi 100 punë për një vit

28-vjeçari Dave Herman ia ka dalë mbanë në synimin e tij, që t’i ndërrojë 100 vende të punës brenda një viti të vetëm.
Në natën e ndërrimit të moteve ai i pati pesë minutat e famës, duke punuar si reporter i rrjetit të famshëm televiziv amerikan NBC – dhe kështu e kompletoi synimin e tij.
Dave me herët kishte punuar si shankist, pastaj, si kujdestar i qenve, shpërndarës gazetash, astrolog, asistent i shkrimtarit amerikan R.L. Stine etj., etj. Ndërkaq tash ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve – për një peticion drejtuar aktorit Kevin Bacon, nga i cili kërkon të kenë një drekë të përbashkët.
Gjatë gjithë vitit Dave ka shkruar në blogun e tij -100jobs1year.com.
Ky shkrimtar i vetëshpallur, producent dhe aktor, vendet e punës i kishte gjetur nëpërmjet internetit dhe me ndihmën e agjencive të punësimit.
Si person i palodhshëm që është, Dave këtë vit planifikon lansimin e një projekti të ri, të quajtur “10.000 Kevinë”.
“Do të mundohem t’i mbledhë nënshkrimet e 10.000 personave me emrin Kevin, për ta bindur aktorin Kevin Bacon që t’më thërras në drekë”, ka thënë Dave.
Ndërkohë, ai ka gjetur një vend të ri të punës, dhe planifikon të qëndrojë aty më shumë se shtatë ditë. “Mendoj se tashmë po frikësohem nga përqendrimi në një vend të punës”, ka thënë ai në shaka. /Dukagjini.com

No comments:

Post a Comment