Thursday, January 3, 2013

Velijaj: Paratë u kërkuan në emër të kryeministrit

Në skandalin e pasaportave që u keqpërdorën mbi 1.4 milion euro, tani po përmendet edhe emri i kryeministrit, Hashim Thaçi.
Burimet e Indeksonline në EULEX, të afërta me rastin që është duke u hetuar, kanë bërë të ditur se Natalije Velijaj, e arrestuar për këtë rast, ka përmendur vetëm emrin e njërit prej zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të përfshirë në aferë.
Velijaj drejton “gishtin” kah Drejtori i Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha. Ajo në deklaratën dhënë para prokurorëve të EULEX-it, ka thënë se Besnik Berisha i ka kërkuar asaj para në emër të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Avokati i Velijajt, Tomë Gashi, ka thënë se emrat do të mbesin konfidencial, pasi që kështu është dhënë urdhër nga Prokuroria, në mënyrë që mos të ketë dëmtim të procesit.
“Nuk do të behën publik emrat, sepse kështu ka urdhëruar prokurori paraprak. Kjo do të paraqiste edhe vepër penale”, ka thënë avokati Gashi, pas përfundimit të dëshmisë së klientes së tij.
E derisa afera me pasaporta ende nuk është zbardhur, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për shkarkimin nga pozita e Këshilltarit Politik të MPB-së, Sedat Gashin dhe pezullimin nga puna me pagesë, të KryeshefitEkzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj dhe drejtorin e Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha.
"Pezullimi i këshilltarit Gashi, është bërë për shkak të mospërmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive si Këshilltarë Politik, ndërsa për zyrtarët, Camaj dhe Berisha për shkak të keqmenaxhimit dhe marrëdhënieve të këqija ndër njerëzore me stafin", thuhej në një njoftim të MPB-së.
Ndryshe, 1.4 milion eurot e destinuara për prodhimin e pasaportave biometrike kosovare, por që “humben” rrugën , duke mos shkuar në kompaninë austriake “Österreichische Staatsdruckerei”, por në xhirollogari të shtetases gjermane, Natali Veliaj, ka bërë që të vështirësohet rruga drejtë liberalizimit të vizave./Indeksonline/

No comments:

Post a Comment