Tuesday, January 1, 2013

Sukseset e bukurisë hollivudiane 2012


Balluke, shkurtime flokësh, ngjyra dhe stile të çmendura flokësh. Manikyr dhe art thonjsh, buzë të kuqe të zjarrta. 2012-a ishte shënjuar për bukurinë e guximshme. Shikojini yjet, të cilat mishëruan trendët më të mira.

 
 Ngjyra më e mirë e flokëve: Katy Perry
Pink, e purpurtë, e kaltër-ju vetëm përmendni një ngjyrë dhe ja, Katy Perri paraqitet ashtu si mund të paraqitet vetëm një princeshë. Kjo është ngjyra më e mirë, jonatyrale e saj për këtë vit? Kjo ishte ngjyra e butë e kaltër me flokët me formën e rrumbullakët, kur ajo u paraqit, pasi që ishte ndarë nga Russell Brand




Balluket më të mira: Rooney Mara
Më sa duket momentet më të këndshme të bukurisë që janë për mbamendje në vitin 2012, i takojnë aktores Rooney Mara.
Këtë stil të flokëve ajo e kishte krijuar për rolin e saj në filmin "Girl With the Dragon tettoo: dhe, pasi që i ishin rritur balluket pakëz, kishte krijuar një dukje me vulë.

 Manikyri më i mirë: Zooey Deschanel
Në momentin kur bukuroshja me stil, Zooey Deschanel, shpalosi këtë "kostum" me ngjyrat bardh e zi në "Golden Globes", ajo tregoi artin e vërtetë prej thonjve për syrin e publikut.

 Ngjyra më e mirë "ombre" e flokëve: Drew Barrymore
Bukuroshja Drew Barrymore ishte njëra nga yjet e para të famshme, e cila debutoi me ngjyrën "ombre" (maja e flokëve ka nuanca më të mbyllura, ndërsa majat e floku t kanë nuanca më të çelëta) në vitin 2010 dhe që nga ajo kohë kjo bukuroshe është shndërruar në një poster identifikues i stilit bohem. Në muajin shkurt ajo kishte treguar një kontrast më të theksuar që ishte inspirim për shumicën e stilistëve.

 Flokët e shkurtër me formën më të mirë: Rose Byrne
Rose Byrne bëri të gjithë t'i kthejnë kokat në drejtim të saj derisa po paraqitej në ngjarjen "SAG Awards” po debutonte me flokët e saj porsa të shkurtuara me formën e rrumbullakët, me balluke të guximshme dhe me shkëlqim mahnitës. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment