Thursday, January 3, 2013

Si e festoi Vitin e Ri Sali Berisha

Deri para pak kohësh ai nuk ishte pjesë e asnjë rrjeti social, bilez për këtë edhe e përqeshte kundërshtarin e tij Edi Rama, meqë ai kishte filluar qysh heret të socializohet me njerëzit.
Tash sali Berisha ka hapur një faqe të veten në fb dhe për një kohë shumë të shkurtër, ka arritur shifrën gati treqindë mijë fansa. Tani ai poston çdo deklaratë, momentet në punën e tij, ambiente familjare etj. Për natën e Vitit të Ri ai ka postuar këtë foto, duke shfaqur momente nga festimi në ambientin e tij familjar.
Ai dhe zonja e tij Liri, ditën e parë vitit 2013 kanë shkuar në maternitetin e "Mbretëresha Geraldinë" për të uruar ardhjen në jetë të Roinit, fëmijës së parë që erdhi në jetë pas ndërrimit të moteve.
Ai gjithashtu ka postuar edhe një urim për gjithë fansat e tij ''Te dashur miq te rrjetit tone te Facebook. Vetem pak ore na ndajne nga Viti i Ri dhe ne sapo u beme 285 mije ne Facebook-un tone. Une sonte kam zgjedhur qe urimin e pare per vitin 2013 ta ndaje me ju. T'ju shpreh se pari mirenjohjen time me te thelle sepse ju me perkushtimin dhe pasionin tuaj, ne nje hark kohor te shkurter shnderruat rrjetin tone te Facebook ne rrjetin pakrahasimisht me entuziast, me te gjalle, me te hapur, me te pasur ne ide, mendime, kritika, vleresime, ndofta me shume se cdo rrjet tjeter. Nje frymezim i vertete ky per mua dhe besoj per te gjithe ne. Une gjithashtu ju uroj ju te dashur miq, kudo qe festoni sonte, shume gezime, shendet, mbaresi dhe suksese per ju, familjet dhe te dashurit tuaj. Uroj qe viti 2013 te realizoje deshirat, enderrat, projektet tuaja dhe fitoren tone te thelle e te bukur me 23 qershor. Gezuar, miqesisht - sb''./10minuta/

No comments:

Post a Comment