Tuesday, January 1, 2013

Shkelja e Ligjit, dënohet edhe me burgosje

Nga sot ka hyrë në fuqi Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Përafërta, ku të gjithë ata që shkelin këto dispozita të këtij Ligji mund të dënohen me vepër penale e deri edhe me burgosje.
Se, ky Ligj ka hyrë në fuqi nga sot e ka konfirmuar edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, në një postim të tij në rrjetin social në Twitter, duke thënë se shkelja e të drejtave të paraqet vepër penale.
“Prej sot, edhe në Kosovë, shkelja e të drejtës së autorit konstituon vepër penale që dënohet edhe me burgojse”, ka shkruar ministri Krasniqi.
Ky ligj rregullon të drejtat e autorit, që në bazë të pronës intelektuale u takojnë autorëve përkitazi me veprat e tyre në lëmin e letërsisë, shkencës dhe artit, në vijim e drejta e autorit./Dukakgjini.com

No comments:

Post a Comment