Thursday, January 3, 2013

Putin i jep nënshtetësinë ruse

Aktori i njohur francez, Gerard Depardieu ka marrë nënshtetësinë ruse nga presidenti Vladimir Putin. Lajmi është konfirmuar nga një komunikatë e Kremlinit, sipas së cilës, kreu i shtetit i ka dhënë nënshtetësinë ruse aktorit me famë botërore.

Ylli i kinemasë franceze, kishte filluar një betejë kundër taksave tepër të larta në Francë dhe pati kërcënuar se do të hiqte dorë nga pasaporta franceze në shenjë proteste. Por super taksa e propozuar nga presidenti Hollande, që parashikon 75 % për këdo që fiton mbi 1 milion euro, pak ditë më parë u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Parisit.

Pavarësisht kësaj, Gerard Depardieu, i cili tashmë banon në Belgjikë, deklaroi se ky vendim nuk ndryshonte gjë për vendimin e tij, për të jetuar jashtë Francës. /Indeksonline/

No comments:

Post a Comment