Nuk ka pasur asnjë fundjavë të viti 2012 gjatë së cilës të mos shihej
emri i Dafina Zeqirit nëpër faqe të shtypit rozë. Ndarja nga Krenari,
lidhja me Ledrin, kopjimi i Rihannës, deklarata e të atit që kishte 20
vite pa e parë, flirtet…, kanë qenë vetëm disa nga historitë për të
cilat u përfol.
Sipas këngëtares, viti që lamë pas ka qenë mjaft i komplikuar.
“Ka qenë një vit shumë dinamik për mua . Me të vërtetë ka qenë një vit
më i komplikuar, në krahasim me vitet e shkuara, por gjithsesi me
rëndësi është që kanë mbizotëruar momentet e bukura. Kështu që, mund të
them se kam kaluar shumë mire,’’ka thene ajo duke folur per mediat
shqiptare.
Zeqiri ka folur edhe për lidhjen me Ledrin, duke thënë se ajo ka
përfunduar përgjithmonë. Këngëtarja ka shtuar se ajo që ka mbetur nga
ajo histori është respekti për njëri-tjetrin.tung.ch

No comments:
Post a Comment