Thursday, January 3, 2013

Katie Holmes përfundimisht harron Tom-in

Katie Holmes ka nisur një lidhje me aktorin e filmave aksion Jake Gyllenhaal.

Ish bashkëshortja e Tom Cruise, 34 vjeçare ka nxitur thashethemet se është në lidhje me yllin e “Brokeback Mountain” pasi që janë parë duke darkuar në New York javët e kaluara duke përfshirë këtu edhe një takim që ata kanë pas në apartamentin e tij.

Jake më parë ka qenë i lidhur me Taylor Swift, Reese Witherspoon dhe Kristen Dunst.

“Kati tha se ata kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe ai shkoi ta shikojë filmin e saj “Dead Account”’, tha një mik i aktores.
Katie u nda nga Tom në qershor të vitit të kaluar dhe divorci i tyre u finalizua në gusht. Ata ndajë kujdestarinë e vajzës së tyre 6 vjeçare, Suri./Indeksonline/

No comments:

Post a Comment