Thursday, January 3, 2013

Drita, vazhdon me "Mob wives"

Drita D’Avanzo, është një nga emrat e njohur në televizionin amerikan, si pjesë e reality show ''Mob wives''.
Ajo do të shfaqet edhe në sezonin e tretë të kësaj shfaqje, qe përcjell jeten e femrave, pasi burrat ose babatë e tyre janë arrestuar dhe burgosur për lidhje me mafian.
Nga reklama, sezoni i ri i "MobWives", që fillon me 6 janar, duket edhe më interesant se të shkuarit. Grave të mafiozëve i shtohet dhe një personazh i ri që me sa duket do të krijojë shumë dramë.
 Drita është lindur dhe rritur në Amerikë, por prindërit i ka shqiptarë. Ata janë njohur me njëri–tjetrin në Itali, prej nga janë  shpërngulur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe janë martuar.

Në një nga intervistat  e saj të mëhershme, Drita ka thënë që shpreson se shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë, pasi gjithmonë ndihet krenare me prejardhjen e saj shqiptare. /Indeksonline

No comments:

Post a Comment