Tuesday, January 1, 2013

“Agimi i Artë” i quan shqiptarët “komb kaçakësh”

Në një shkrim, publikuar në faqen zyrtare, partia greke "Agimi i Artë" reagon pas kërkesës së partisë "Aleanca Kuqezi" për largimin nga Shqipëria të kryepeshkopit Anastas. Me një gjuhë të ashpër, shqiptarët cilësohen “një komb kaçakësh” që kërcënon kryepeshkopin Anastas, duke përfituar nga dobësia dhe disfatizmi i Athinës dhe bëjnë kërkesa të egra dhe të pabaza për Çamërinë. “Sigurisht nuk mund të presim më shumë nga një komb si shqiptarët, që janë krijuar nga italianët dhe që mbahen nga sionistët amerikanë. Mjafton një teshtitje e Greqisë, që goja e tyre të mbyllet. Shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën ilire dhe nacionalistët grekë do të vendosin rendin në tokën e lashtë greke të Ilirisë”, thuhet në shkrim, transmeton BW.
Sipas, "Agimit të Artë", në luftën italo-greke të vitit 1940, kur ushtria greke çliroi Epirin e Veriut, shqiptarët dezertuan dhe u shmangën nga betejat, ndaj ata nuk kanë me se të mburren, ndërsa grekët po.
"Agimi i Artë" përfundon duke paralajmëruar se së shpejti kjo parti do të ketë degë të saj në Delvinë, Himarë, Korçë e Tepelenë.
Partia neonaziste greke thekson se nuk ka asgjë të përbashkët me partinë shqiptare “Aleanca Kuqezi”. /Telegrafi/
 

No comments:

Post a Comment