Thursday, January 3, 2013

A jeni në një mardhënie të lumtur?

Kur ju jeni i dashuruar, duke qenë në një mardhënie me atë person mund të duket se gjithëçka që ju doni ësht1% të jeni të lumtur. Sapo filloni mardhënien me atë person, ditët e para duken magjike.
Së pari, personi do të ju duket si personi më i kujdesshëm, tërheqës dhe i kuptueshëm. Pas disa kohës shkëlqimi i mardhënes tuaj do të fillojë të bije. Tani që ju të ndiheni i sigurt në një mardhënie, ju ndalohet impresionimi njëri tjetrin duke u mundur me qenë më i mirë se tjetri, kur jeni së bashku.
A mendoni se ju jeni në një marrëdhënie të lumtur që do të zgjasë? Le të vëmë në provë marrëdhënien tuaj:
A ju pëlqen koha që kaloni së bashku ?
A jen personat e preferuar të njëri tjetrit kur vjen puna për të kaluar kohë së bashku? A kërceni nga gëzimi kur i dashuri i juaj ju thërret për të caktuar takimin tuaj? Nëse ju përgjigjeni pozitivisht atëherë ju keni një mardhënie të lumtur, megjithaë është shumë e rëndësishme që të dini ta mbani si të tillë. Ka disa çifte që kalojnë kohë së bashku përshkak se frikohen nga të qenit vetëm, ka edhe të tjerë që qëndrojnë së bashku sepse e dëshirojnë një gjë të tillë. Cilës kategori i përkisni ju? Gjithashtu, nëse keni miq të përbashklët dhe të interesave të ngjashme, ju nuk do të vareni nga njëri tjetri vetëm për kënaqësi. e cila është një shenjë për mardhënie të shëndetshme dhe të lumtur.
Sa i besoni partnerit tuaj?
A ju besoni partnerit tuaj aq shumë sa që ju të jeni të sigurt se ai / ajo nuk do të vërë në pikëpyetje integritetin e besimit tuaj? Ju gjithashtu mund ta bëni rrëmujë lidhjen, të zhgënjeni njëri tjetrin ose emocionalisht ta lëndoni njëri-tjetrin me një zemër të hapur, pa ndikuar në dashurinë e njëri tjetri?  Niveli i besimit që keni në një marrëdhënie është e rëndësishme për të mbajtur marrëdhënie. Derisa jeni duke u përpjekur për të ju përgjigjur pyetjeve më lartë, në qoftëse ju mendoni dy herë para se të përgjigjeni  ndoshta është koha që ju të punoni në përmisimin e mardhënies suaj.
Sa është e nxehtë mardhënisa juaj seksuale?
Keni një liri të mjaftueshme që të flisni lirisht me partnerin tuaj për të gjitha gjërat që mund të sjellin kënaqësi seksuale te ju? A jeni seksualisht spontane? Në qoftëse partneri juaj nuk ngjall seksualitetin tuaj me prekjen më të vogël, A ju detyron partneri juaj që të përfshiheni në aktivitete seksuale që juve ju bën të ndiheni në siklet? Nëse ai / ajo me forcë ju detyron që ju të bëni diçka që ju nuk dëshironi ,  dhe nëse ai / ajo ende vazhdon, ndoshta është koha që ju të shqyrtoni mardhënien tuaj./10minuta/

No comments:

Post a Comment