Tuesday, January 1, 2013

60 të vdekur në Bregun e Fildishtë

Në Abixhan të Bregut të Fildishtë, festa tradicionale e Vitit të Ri ka përfunduar në një tragjedi të vërtetë. Të paktën 60 persona kanë ndërruar jetë pas hedhjes së fishekzjarrëve, ndërsa raportohet për rreth 250 të tjerë të mbetur të plagosur.
Në orët e para të 1 janarit, ku shumë njerëz ishin mbledhur për të shijuar atmosferën e ndërrimit të viteve, një aksident fatkeq i ka marrë jetën disa të pranishmëve.

Shumë njerëz kanë nisur të vrapojnë duke kaluar edhe mbi njëri-tjetrin. Sipas policisë, ndër personat që humbën jetën janë edhe shumë fëmijë. Ajo çka mbetet pas kësaj tragjedie, e cila i lë ende të hapura dyshimet për arsyen e vërtetë të saj, janë rroba të grisura e të gjakosura pranë stadiumit ku ndodhi ngjarja./Indeksonline/

No comments:

Post a Comment