Thursday, January 3, 2013

5 gjërat që duhet lënë pas për një pushim romantik

Jeta moderne po e mbytë pothuajse pamëshirshëm lirinë e njeriut duke e kthyer atë në robërim modern. Për të punuar vetëm sa për të mbajtur veten, të ushqeheni dhe të konsumoni gjëra që ndoshta juve as nuk i kërkoni e pëqeni janë ideja e skllavërisë moderne.
Lajmi i mirë është se sistemi nuk është aq i shëmtuar sa na jemi duke e bërë të duket, ju mund të merrni një pushim në kohën kur juve ju duket e përshtatshme, dhe të leni trupin në ndjenjën e lirisë.
Gjëja që është më e rëndësishme gjatë një kohe të tillë është t'i leni gjërat pas, dhe të mos i mendoni si shumë të rëndësishme në jetën tuaj.
 
Brengat: Ju duhet t'i lini pas idetë hipotetike, sepse ajo janë pjesë më e vogë e realitetit. Jeta juaj urbane janë një palë shkallë ku ju ngjiteni dhe gjithmonë pyetni veten se sa lartë jeni dhe sa e vështirë është që të qëndroni aty. Harrojeni gjithë këtë, mos kujto përditshmërinë, por shikoje natyrën dhe mbaji duart lartë me të dashurinë tuaj, pjesa tjetër mund të digjet në ferr.
 
Celulari: Kur telefoni të cingërroj, ne përgjigjemi dhe telefonata mund të përmbajë një lajm të hidhur. Një telefonatë sjell me vete pyetje të ndryshme, përgjigje dhe branga. Pra harrojeni këtë dhe lëreni pas telefonin tuaj, kalojeni kohën duke u argëtuar, dhe mos u shqetësoni në lidhje me thirrjet telefonike.
 
Aparat fotografik: Kamera nganjëhere di të jetë edhe armiku më i keq i kujtesës. Ruajtja e skena të ndryshme dhe ngjarje nga udhëtimi duhet të nguliten në kujtesën tuaj, dhe sapo të mbyllni sytë të paraqiten netët në qytetin e vdekur, imazhet e qyteteve ku ngrihen lartë imazhet e ndërtesave etj, dhe kjo çdo do të bëjë që këto përjetime të kenë një vend të veqantë në zemrën tënde. Duhet të pranojmë që teknologjia e vret këtë, dhe ju duhet që sa më tepër të distancoheni nga kjo.
 
Mendja cinike: Duke pasur një mendje cinike rreth jush gjatë një pushimi nuk është e mirë. Ai do të ndihej partneri juaj  në qoftë se ju vazhdimisht e kritikoni atë me  gjëra dhe komente të pakëndshme? Lëre mendim tuaj cinik prapa. Ju duhet të merrni valën ashtu  ashtu siç ju vjen, pasi e gjithë ajo është një pushim! Ne besojmë, se ju do të kënaqeni shumë më tepër se zakonisht nëse nuk qani kokën për të gjitha gjërat.
 
Ego: Ju duhet të kuptoni se të jesh egoist nuk është një virtyt, kështu që lëre pas egon kur jeni duke shkuar në pushim. Egoja juaj nuk është e mirë edhe kur jeni të zënë në jetën në qytet, e si mund të jetë e mirë gjatë një pushimi? Edhe ashtu partneri juaj nuk do ta vlerësonte. /10minuta/

No comments:

Post a Comment