Në mbrëmje keni ndier simptomat e para të ftohjes, por nuk ju rrihet dhe
aq shumë në shtrat - ja disa këshilla se si ta largoni ftohjen për një
ditë.Ftohja ka kapluar çdo vend, nga kopshtet e fëmijëve e deri te
vendet e punës, ndërsa rezistentë nuk ka edhe aq shumë. Të rrallë janë
ata që mund t’ia lejojnë vetes shtrirjen në shtrat me ditë të tëra, me
çaja, limonada dhe mënyra të tjera të shërimit.
Kështu kanë
menduar edhe mjekët dhe tani pohojnë që kanë arritur të zhvillojnë
sistemin e aktiviteteve me të cilat mund ta largoni tërësisht ftohjen
për vetëm në një ditë. Hapat janë mjaft të thjeshtë, ndërsa fillohet me
dushin e mëngjesit pas zgjimit me dhimbjet në eshtra, hundë të mbushur
dhe kollitje të lehtë. Dushi i nxehtë do t'ua pastrojë rrugët e
frymëmarrjes me avull, ndërsa nxehtësia e ujit do të reduktojë dhimbjet.
Një
orë pas zgjimit dhe dushit ngarendni pas kafjallit të bollshëm – qull
me fruta të përziera malore. Shujta kualitative është e domosdoshme kur
jeni të sëmurë, një gotë lëng portokalli do t'u japë mjaft vitamina C,
ndërsa frutat malore, vitaminat e tjera dhe antioksidantët për luftën me
ftohjen.
Hunda e mbyllur dhe sinuset janë disa prej gjërave të
pakëndshme që i sjell ftohja, prandaj do të ishte mirë që gjatë
mëngjesit ta vendosni fytyrën mbi avull të nxehtë, i cili do të pastrojë
dhe qetësojë rrugët e frymëmarrjes.
Rreth pasdites nevojitet
shëtitja e shpejtë në ajër të freskët, e cila para drekës do ta hapë
apetitin, përmirësojë disponimin dhe imunitetin. Nëse nuk jeni shumë të
ftohur bëni edhe disa ushtrime të shkurtra.
Pas shëtitjes pason
dreka, e lehtë por e ushqyeshme – sandviçi i pulës me sallatë. Proteinat
nga mishi i pulës do të forcojnë imunitetin, prandaj mundohuni ta hani
të tërin. Pushimin e shkurtër pas drekës ndërpritenime çajin e nxehtë
bimor, i cili do të ndihmojë ta përjashtoni këlbazën nga trupi, ndërsa
pas kësaj efekt të shkëlqyeshëm do të ketë dhe një gotë lëngu nga frutat
e shtrydhura.
Darkën përgatiteni më herët, rreth orës 18, dhe
gjithsesi hidhni pak curry në ushqim. Përveç kësaj, ju nevojiten edhe
për xhenxhefil, hudhër dhe sipas mundësisë edhe feferona. Këto mëlmesa
janë të njohura me veçoritë e veta antibakteriale dhe antivirusale, por
edhe do të pastrojnë edhe sinuset.
Pas emisioneve informative në
rend vjen banja e nxehtë, kur uji me temperaturën e vet do t'ua
relaksojë muskujt e lodhur dhe që dhëmbin, ndërsa avulli përsëri do të
bëjë pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Shtrihuni më herët në
shtrat, rreth orës dhjetë, dhe gjithsesi flini tetë orë. Gjumi është kyç
për shërimin e trupin dhe kthimin e forcës, prandaj mbushni bateritë.
Sigurisht, para gjumit shmangni kafen dhe alkoolin, por edhe shikimin e
televizorit.
koha.net
No comments:
Post a Comment