Aktorja amerikane, Scarlett Johansson, ka deklaruar se statusi i
saj prej seks-simboli është si rezultat i mënyrës se si shfaqen në
opinion femrat me linja të mira trupore.“Mendoj se secila
femër, e cila ka linja të mira trupore dhe vesh ndonjë fustan,
konsiderohet si objekt seksual”, ka thënë 28-vjeçarja në një intervistë
për revistën Elle.
Ajo ka treguar se që nga fillet e karrierës, trupi i saj ka joshur
vëmendjen e mediave, megjithëse aktores nuk i kanë lënë përshtypje
komentet për figurën e saj.
Scarlett ka folur edhe për martesën me aktorin Ryan Reynolds që ka
zgjatur dy vite (2008-2010), për të cilën ka thënë se ka qenë e bukur,
megjithatë tashmë nuk mendon për t’u martuar.
“Jam martuar e re. Ka qenë romantike dhe më ka pëlqyer të jem e
martuar. Megjithatë, mendoj se për funksionimin e një lidhjeje nuk
nevojitet martesa. Tashmë nuk mendoj për martesë”, ka shpjeguar aktorja.
/Telegrafi/
No comments:
Post a Comment