Kur familja Kinghorn kishte blerë frigoriferin krejt të ri në vitin
1936, ka shpresuar që do të tregohet si investim i mirë. Por nuk ka
mundur as të paramendojë që tre çerek shekulli më vonë, frigoriferi do
të punojnë njëlloj mirë. Ky frigorifer nuk ka pasur nevojë kurrë të
riparohet, përveç ndërrimit të kohëpaskohshëm të pjesëve. Vendin krenar e
zë në kuzhinën e Rosemary Kinghorn, e cila e ka trashëguar pajisjen nga
vjehrra e vet, pronarja e parë e cila ka vdekur në vitin 1957.
79-vjeçarja ka thënë që asnjëherë nuk ka pasur nevojë për ndonjë
riparim, qysh më shumë se 30 vjet kur bashkëshorti i saj herën e fundit
ka zëvendësuar një nga pjesët. Zonja Kinghorn thotë që frigoriferi ishte
një nga modelet e fundit të bëra pa dritë, por kujton kohën kur gjërat
janë ndërtuar për të qëndruar.koha.net
No comments:
Post a Comment