Lufta e femrave për barazinë e pagave për të njëjtën punë
mund të ketë nisur gabim që në fillim, tregoi një studim i publikuar në
një të përditshme britanike.
Ndërsa është e qartë që hendeku midis pagave të dy sekseve është i
ndjeshëm në të gjithë botën, nuk janë meshkujt për t’u fajësuar, por
vetë femrat.
Studimi kontradiktor, i publikuar të shtunën nga “The Telegraph”,
vlerësoi se shumica e femrave paguhen më pak për të njëjtën punë për
arsyen e thjeshtë, që kërkojnë më rrallë rritje page.
I udhëhequr nga dy ekspertë të Zyrës Kombëtare të Studimeve Ekonomike
në SHBA, studimi tregoi se ndërsa për meshkujt është e zakonshme të
trokasin në dyert e shefave për të kërkuar një rritje page, nuk ndodh e
njëjta gjë me seksin e kundërt.
Shumica e vajzave dhe grave në karrierë, në bazë të studimit,
kërkojnë rritje page vetëm kur u komunikohet se rroga e tyre është e
negoicueshme ose kur udhëzohen nga një epror për të bërë diçka të tillë.
(top-channel)
No comments:
Post a Comment