Si të jeni brunia më e bukur?
Përshtasni ngjyrën tuaj të flokëve me prerjen
Nëse keni flokë të gjatë dhe doni që të
dukeni sa më mirë ju këshillohet që t’i lyeni ato me një ngjyrë të errët
në mënyrë të tillë që impakti që ju do të krijoni të jetë më i madh.
Shkoni drejt ekstremiteteve
Gjatë gjithë kohës, brunet më tërheqëse i kanë pasur si ngjyrat e flokëve ashtu edhe prerjet shumë ekstravagante dhe të veçanta.
T’i lyesh në shtëpi
Një prej avantazheve që ka pjesa më e madhe
e bruneve është se kjo lloj ngjyre ju krijon mundësinë për t’i lyer
vetë. Është një ngjyrë në të cilën parregullsitë duken më pak dhe kjo
është një prej lehtësive më të mëdha.
Qëndroni larg të zezës
Nëse doni ta theksoni ngjyrën tuaj të
flokëve mos përdorni kurrë të zezë. Këshilla më e mirë është të shkoni
te një profesionist dhe të merrni rezultatin e dëshiruar. Arsyeja është
shumë e thjeshtë: nëse përdorni ngjyrën e zezë ose blu në të zezë,
atëherë është shumë e vështirë për t’u kthyer pas.
Mos përdorni shkëlqyes për flokët
Nëse nuk e keni flokun të dëmtuar, ngjyra
kafe me të cilën ju i lyeni mjafton për t’i dhënë atyre tonalitetin e
duhur të shkëlqimit. Një dozë tjetër shkëlqyesish do t’i bënin ato të
dukeshin si fije floku artificiale.
Make-upi për brunet
Rimeli juaj duhet të jetë i zi. Ngjyrës së errët të flokëve tuaj i përshtatet një makeup në tonalitete të errëta.
Luani me një krem pudër të errët, i cili i përshtatet më së miri fizionomisë suaj.
Mos harroni tonin e syve në ngjyrë floriri. E kuqja?
Nëse bëni pjesë në njërën prej kategorive të mëposhtme atëherë futuni pa frikë në grupin e e vajzave me flokë të kuqe:
Ngjyra e lëkurës suaj i përafrohet rozës
Nëse edhe ju beni pjesë në grupin e vjazave
që kanë një lëkurë në tonalitetet e rozës atëherë ngjyra e kuqe është
ajo e duhura për ju.
Nuk jeni shumë ekspresive
Nëse vendosni t’i lyeni flokët tuaja të
kuqe, atëherë nuk duhet të jeni shumë ekspresive në fytyrë sepse nuk
duhet të harroni faktin se një fytyrë ekspresive dhe një ngjyrë flokësh e
kuqe janë dy kontraste të cilat nuk kombinohen bashkë sepse bëhen shumë
të forta për syrin. Ngjyra e kuqe e flokëve është si një fustan i kuq,
ju prezanton përpara se ju të flisni për veten tuaj.
Nuk keni flokë të dëmtuar
Nëse majat tuaja të flokëve jnë shumë të
dëmtuara, ju kurrësesi nuk duhet t’i lyeni me të kuqe. Ajo është një
ngjyrë që vjell shpejt dhe kjo do t’jua vinte akoma më në pah dëmtimet e
flokut tuaj.
Lajini flokët tuaj sa më rrallë të jetë e mundur. Idealja
do të ishte dy herë në javë. Nëse keni flokë të yndyrshëm dhe kjo gjë
do të ishte e pamundur për ju, atëherë këshillohet që të laheni me ujë
të vakët dhe të përdorni shampo që e thajnë rrënjën e flokut duke e
ngadalësuar procesin e tharjes.
Evitoni shampot kundër zbokthit. Shampo të tilla kanë një efekt negativ mbi flokë të lyer sidomos me ngjyrë të kuqe.
Këshilla për ta mbajtur ngjyrën sa më shumë.
Kërkojini parukierit tuaj këshilla për ta mbajtur sa më gjatë ngjyrën e
flokut, por gjithmonë që të jenë të përgatitura nga produkte bio.
Përdorni pak make-up. Femrat që i kanë flokët e tyre në ngjyrë të kuqe i këshillohet që të përdorin sa më pak tualet.http/www.shqip.al/
No comments:
Post a Comment