Jemi në prag partyve festive në zyrë dhe vende e tjera, ndërsa flokët
duhet të jenë gjithmonë sa më mirë që është e mundshme – duhet të
këndellen sa më shpejt dhe në mënyrë sa më natyrale.
Si të
përgatiten flokët me kohë për problemet e dimrit dhe festat intensive në
të cilat jeni të ftuar, është pyetja që e bën një numër i madh femrave.
Fillojmë
me kungullin, i cili gjendet lehtë në të gjithë dyqanet. Kungulli është
i pasur me kalium dhe vitaminë A, ka efekt të dobishëm në rritjen e
flokëve në skalp. Receta është mjaft e thjeshtë: dy filxhanë me pure
kungujsh të zier, një lugë çaji vaj kokosi, një lugë mjaltë dhe jogurt.
Përzieni të gjithën dhe aplikojeni në flokët e lagësht. Lëreni të
qëndrojë 15 minuta dhe lani flokët me shampon.
Flokët mund t'i
gjallëroni ashtu që i shpërlani me përzierjen prej një gote me uthull
molle dhe një gotë ujë të vakët. Fërkoni mirë, shpërlani dhe pastroni
flokët me shampon për të larguar aromën e pakëndshme. Uthulla do të
pastrojë të gjitha papastërtitë, si edhe tepricën e vajrave natyrale nga
flokët, dhe duke parandaluar njëkohësisht edhe tharjen e flokëve.
Shkëlqimin
flokëve më së miri do t’ua kthejë shampanja, ilaçi çudibërës për
flokët. Biondinat do të fitojnë shkëlqim të artë pa tharje. Së pari
flokët lani me shampon, dhe shpërlajini me përzierjen prej një gjysmë
gote me ujë të vakët dhe gjysmë gote shampanjë. Mos e shpërlani që
flokët të jenë më të shkëlqyeshëm dhe të kenë vëllim më të madh.
Kanella
forcon rrënjën e flokëve dhe parandalon rënien, prandaj është mirë që
një herë në javë të bëni një përzierje nga kanella për të forcuar
flokët. Në enë vendosni një gjysmë filxhani me vaj ulliri të nxehtë,
shtoni një lugë kanellë dhe një lugë të vogël me mjaltë dhe lëreni që
përzierja të ftohet. Bëni me të masazh në flokë dhe lëreni të qëndrojë
15 minuta, pas kësaj lani flokët me shampon./koha.net/
No comments:
Post a Comment