Me spektakël fishekzjarresh, Neo Zelandezët pritën vitin e ri 2013.
Aukland ishte qyteti kryesor botëror ku kamerat botërore u përqendruan
për të parë festimet për Vitin e Ri në Zelandën e Re.
Ndërkaq
qindra mijëra njerëz u mbledhën në qytetin e Sidneit në Australi për të
pritur fillimin e 2013-ës ku u zhvillua një shou me fishekzjarre, më i
shtrenjti në botë.
Më shumë se një miliard shikues të
televizionit pritet të shohin ekspozenë miliona dollarëshe me
fishekzjarre, të cilët do të shkrepen rreth urës Harbor në Sidnei.
Ndërsa po afrohet mesnata në Azi, përgatitjet për Vitin e Ri po i bëjnë
Kina, Japonia e Korea Jugore.
Në Mianmar, junta ushtarake i ka
ndaluar të gjitha fishekzjarret për Vitin e Ri dhe ka thënë se kush
kapet duke i shitur ato, përballet me dënime të egra. Duke shkuar kah
perëndimi, në Nju Jork, afër 1 milion njerëz pritet të mblidhen për
festimin tradicional në Time’s Square.
(m.a/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment