Zyra e Tribunalit të Hagës është mbyllur në Kosovë dhe në
Kroaci. Ndërkaq, zyrat në Beograd dhe në Sarajevë do të vazhdojnë të
jenë të hapura. Kështu thuhet në njoftimin e Tribunalit të Hagës.
“Unë u jam mirënjohës stafit të dy zyrave ndërlidhëse të cilët gjatë
viteve kanë punuar në mënyrën më të përkushtuar dhe kanë ofruar
mbështetje esenciale për punën e Tribunalit”, ka thënë presidenti i
Tribunalit të Hagës, gjyqtari Theodor Meron. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment