Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së,
Erion Braçe, ka bërë akuzën e fundit ndaj Kryeministrit Sali Berisha sot
në ditën e ndërrimit të viteve nëpërmjet faqes së tij në Facebook.
Sipas Braçes, Berisha ka lënë pa para para dhe tetraplegjikët, por ka
nxjerrë nga fondi rezervë i qeverisë pikërisht këto ditë 1 milion
dollarë për Spitalin Amerikan. Ja mesazhi i plotë akuzues i Braçes në
Facebook:
“1 milion dollarë është pagesa e fundit e Sali
Berishës këtë vit!! Ka lënë pa bukë prej 2 muajsh para e tetraplegjikë,
të verbër e të tjerë invalidë. Por ka nxjerrë nga fondi rezervë i
qeverisë 1 milion dollarë dhe ia ka dhënë Spitalit Amerikan, dmth
biznesit shqiptaro-turk, si Fatura të Papaguara të Spitalit Ushtarak në
Tiranë!!! Tani, 4 ditët e fundit të vitit!! S’kanë faj! E kanë si
shtëpinë e tyre!! Kanë shkatërruar spitalet publike dhe tani paguajnë
privatët!! Po njerëzit? Për ta s’mendon kush!!”, thuhet në mesazhin e
deputetit të PS-së, Erion Braçe.
/Shekulli Online/M.A./
No comments:
Post a Comment