SHBA -Vit i ri, rregulla të reja. Në mjaft
shtete amerikane viti 2013 vjen me disa ligje disi të pazakonta. Nëse
dëshiron të qëndrosh larg telashave në Kaliforni, duhet të kujdesesh që
qeni yt të mos ndjekë një ari.
Në
Kentaki nuk duhet të kapesh duke lëshuar derra të egër.Duke nisur nga
java që vjen, shitja e cigareve elektronike për të miturit në Nju Jork
do të konsiderohet shkelje. Ligjet shtetërore atje e ndalojnë shitjen e
cigareve normale për personat nën 18 vjeç dhe tregtarët që sfidojnë
rregullin gjobiten me 1.000 dollarë.
Me
sa duket, tani nuk do të bëjnë përjashtim as cigaret elektronike që
fillimisht u konsideruan si alternativë e sigurt për duhanin e
zakonshëm, por disa zëra thonë se aroma e tyre e karamelizuar mund t’i
ndjellë të miturit.
Ligjvënësit
në Ilinois i dërgojnë një mesazh të qartë shefave zhbirues me miratimin
e një mase që nuk lejon punëdhënësit tu kërkojnë aplikuesve për punë
fjalëkalimet e profileve të tyre në rrjetet sociale Tëitter e Facebook.
Ilinoisi u bë gjithashtu shteti i parë që miratoi ndalimin e tregtisë,
shitjes dhe shpërndarjes së fletëve të peshkaqenit.
Në
Kaliforni ndërkohë ka marrë dritën jeshile makina e drejtuar me
kompjuter. Ajo mund të testohet në publik, por vetëm nëse në sediljen e
pasagjerit, në vend të parë, ka një njeri që mund të marrë timonin në
rast problemesh.(LajmeShqip.com)
No comments:
Post a Comment