Fituesit e festivalit të fundvitit në RTSH, Ardian Lulgjuraj dhe
Bledar Sejko, do të jenë përfaqësues të Shqiperisë në “Eurosong 2013”.
Ata kanë bërë të ditur se kënga e tyre “Identitet”, që është një
këngë rock me përmbajtje patriotike, do të këndohet në shqip në
festivalin evropian të këngës.
“Unë uroj që performanca e grupit të jetë në nivele sa më të larta.
Shpresoj të na ndihmojnë të gjithë shqiptarët, kur të vijë puna te
votimet. Dhe uroj që të arrijmë të paktën rezultatet e Rona Nishliut,’’
ka thënë Sejko, duke folur për mediat shqiptare. /Indeksonline/
No comments:
Post a Comment