Modelja malazeze, Katarina Knezheviç, tashmë është shfaqur në media
falë deklaratës së saj të vitit të kaluar, ku kishte thënë se është
fejuar me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, ndërsa
intervista për revistën italiane “Fatto” e ka kthyer përsëri në qendër
të vëmendjes.
Këtë herë pohon se pikërisht ajo është gruaja e jetës së tij dhe jo Francesca Pascale, për të cilën kaq shumë po shkruhet.
"Unë jam femra e jetës së tij dhe fejesa me Francescan është vetëm
një farsë mediale. I përshtatet, sepse kështu po grumbullon pikë
politike. Për një mashkull të tillë jam e gatshme të vras. Do të vdisja
për të", tha e çuditshmja Katarina dhe shtoi se Berlusconi vazhdimisht e
quan dashurinë e tyre më të madhe edhe se vetë Italia.
Njerëzit e afërt me pronarin e Milanit, Berlusconi, por edhe hetuesit
të cilët kanë zhvilluar hetimet për servimin e vajzave të reja për
ish-kryeministrin italian, pretendojnë se 22-vjeçarja malaziase ka e
luajtur mendsh.
/Shekulli Online/E.Sh/
No comments:
Post a Comment