Fshehja apo mbajtja në vete e emocioneve negative mundet të ketë
pasoja të rrezikshme për shëndetin, pohojnë ekspertët nga universiteti
gjerman, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 6.000 pacientë. Shkencëtarët
gjermanë, studimi i të cilëve ishte publikuar në revistën "Health
Psychologies", kanë vërtetuar se personat që hedhin jashtë, apo e
shprehin mllefin e tyre, kanë më pak probleme shëndetësore, si kanceri,
sëmundjet e zemrës dhe dëmtimet e veshkave.
Temperamentët italianë dhe spanjollë jetojnë pothuajse dy vjet më
gjatë, në krahasim me britanikët e ftohtë. Nga ana tjetër mbajtja, apo
fshehja e zemërimit mundet të ketë pasoja negative, si në shëndetin
mendor, po ashtu edhe në atë fizik.
Studimi po ashtu shpjegon se njerëzit që në veten e tyre e fshehin
stresin kanë puls më të shpejtë të rrahjeve të zemrës, që me kalimin e
kohës ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut, si dhe shton gjasat për
zhvillimin e sëmundjeve kordiovaskulare.
/Telegrafi/
No comments:
Post a Comment