Këngëtarja
Ledina Çelo, e cila së fundmi ka publikuar baladën e titulluar “Më
ndez”, ka paralajmëruar një tjetër këngë, që i dedikohet tregut
evropian.
Ajo ka disa vite që jeton në Gjermani, ku bashkëshorti i saj ka prej
vitesh një biznes, ndërsa lëvizjet e saj janë shumë të shpeshta në
Shqipëri dhe Kosovë.
Në vendin ku këngëtarja po rrit djalin e saj të parë, tashmë po
vazhdon edhe karrierën muzikore, duke publikuar edhe këngë në aglisht.
“Së shpejti promovoj dhe një këngë tjetër në anglisht për tregun
europian. Qëllimi i produksionit që unë bashkëpunoj është që këngët dhe
emri im të jetë i pranishëm në çdo ‘chart’ apo edhe në rrjete të
ndryshme sociale,” ka thënë ajo për mediat shqiptare, duke shtuar se
kënga është primare, dhe nëse menjëherë ajo pëlqehet dhe bëhet hit
është shumë mirë, por kjo nuk është dhe aq e lehtë. /Indeksonline/
No comments:
Post a Comment