PRISHTINË - Kryeministri i Republikës së Kosovës,
Hashim Thaçi, priti sot në takim futbollistin shqiptar që luan në
Kombëtaren zvicerane, Granit Xhaka.
Kryeministri Thaçi dhe Xhaka
biseduan për përpjekjet që po bëhen në sportin kosovar, e veçmas për
futbollin, në mënyrë që sa ma shpejt sportistet kosovarë të mund të
marrin pjesë në garat ndërkombëtare sportive.
Kryeministri Thaçi
ka përgëzuar me këtë rast Xhaka si dhe të gjithë futbollistët që luajnë
në ekipet më të njohura të botës në futboll, për rezultatet e arritura
dhe imazhin e mirë që kanë krijuar për Kosovën.
“Dua të besoj se
edhe Kosova shumë shpejt do të ketë të drejtën për pjesëmarrje në garat
kualifikuese, por edhe në kampionatet e ardhshme evropiane dhe
botërore. Loja juaj e shkëlqyer në ekipet botërore, na ka bërë gjithmonë
të ndihemi krenarë me ju”, tha kryeministri Thaçi.
Edhe me këtë
rast, kryeministri Thaçi theksoi se Qeveria e Kosovës është e
përkushtuar që të mbështes pa rezervë afirmimin e sportistëve kosovarë,
si dhe të vazhdojë punën e nisur për anëtarësimin e federatave sportive
në asociacione ndërkombëtare të sportit.
Nga ana e tij,
futbollisti Xhaka premtoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur që të
ndihmojë ndërkombëtarizmin e sportit kosovar.
(er.nu/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment