Është liruar të hënën Hajredin Bala nga Tribunali i Hagës, pas
dhjetë vjet vuajtje të dënimit. Ai në paraqitjen e tij të parë, para
mediave, ka deklaruar se privimi i tij nga liria për tërë këto vjet ka
qenë i padrejtë. Edhe pse Tribunali i Hagës ia fali tri vjet
nga dënimi, ai nuk mendoi vetëm për vete, por edhe për shokët e tij,
për të cilët tha se pa lirimin e tyre nga burgjet as ai vetë nuk e
ndjenë lirinë e plotë, transmeton “KosovaPress”.
Kurse për Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjykimi dhe
dënimi i tij ka qenë kryekëput politik dhe është bërë sa për t’i kënaqur
apetitet e Serbisë dhe për ta balancuar luftën e pastër të UÇK-së me
gjenocidin serb të ushtruar në Kosovë.
“Kthehem pas 10 vitesh në Kosovë ku mu mor liria padrejtësisht vetëm
që e mbrojtëm këtë vend. Por edhe pse erdha sot, dikush e mendon se
ndjej ndonjë farë kënaqësie, jo. Shokët nëpër burgje, Kosova e
pavarur..., nuk beson se ka”, ka thënë Bala i emocionuar dhe për t’u
përballur më pas me shumë përqafime në dalje. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment