U desh të përballej me një vendim të vështirë para gjyqtarëve në
gjykatën e Bartow në Florida, dhe në fund në vend të katër viteve në
burg, pranoi që të mos ketë fëmijë deri në vitin 2025.
Gruaja aktualisht nënë e katër fëmijëve u arrestua vetëm pak ditë më
parë pasi braktisi fëmijët të moshës nga 1 në 10 vjeç, në një dhomë
hoteli për një natë të tërë, ndërsa ajo argëtohej në party, raporton
noa.al
Policia u lajmërua nga fqinjët e dhomës, kur dëgjonin të qara pa
fund. Njëri nga fëmijët vuan nga epilepsia dhe ka nevojë për kura në
spital në mënyrë të vazhdueshme.
Zonja Lightley e cila u dënua në vitin 2009 për një periudhë kohore
me liri të kushtëzuar për abuzim me të mitur, përveç heqjes së të
drejtës për të lindur fëmijë, u dënua me 2 vjet arrest shtëpie dhe nuk
do mund të shohë fëmijët, të cilët do u kalojnë të afërmve të
saj./Indeksonline/
No comments:
Post a Comment