Hipertensioni dhe kanceri po rrezikojnë jetën e kosovarëve. Gjatë
2012-së është shënuar rritje e pacientëve të prekur nga hipertensioni
dhe sëmundja e kancerit. Mjekët dhe farmacistët deklarojnë se sëmundja e
cila mori jetë të kosovarëve është kanceri në përgjithësi me llojet e
tij, por dhe infarkti në zemër dhe goditja në tru.
Këto dy të fundit krejt si pasojë e hipertensionit apo siç njihet
shtypja e lartë e gjakut -permanente mbi arterjet, që po shfaqet çdo
ditë dhe më shumë te qytetarët, e po merr edhe jetë të të rinjve. Gati
të gjitha moshat po preken nga këto sëmundje që edhe janë të kushtueshme
për shërim.
Kardiologjia private në Kosovë është vërshuar nga maqedonët dhe
turqit, mjekët e të cilave shtete po kërkohen nga banorët e Kosovës edhe
në spitalet shtetërore maqedone e turke si dhe ato private të këtyre
shteteve, ndërsa për trajtim onkologjik më e përshtatshme dhe e afërt me
xhepin e kosovarëve po mbetet Shqipëria.
Mirëpo, për të kufizuar sëmundjen, medikamentet mjekësore janë të
parat që kërkohen nga pacientët, e dera e shpëtimit është farmacia.
Farmacistët theksojnë se pas hipertensionit dhe kancerit, vijnë në radhë
dhe diabeti, pastaj epilepsia, si sëmundje për të cilat u shiten më
shumë barnat gjatë vitit 2012.
Barnat e hipertensionit më të shiturat
Barnatoret kosovare nuk janë të frekuentuara me shumicë vetëm gjatë
sezonit dimëror kur gripi shfaqet më shumë te qytetarët si pasojë e
ftohjes apo viruseve të ndryshme që shkaktojnë gripin, si dhe asaj
verore kur në “trend” janë barkqitjet për shkak të ushqimit të
pakontrolluar. Të dhënat e barnatoreve dëshmojnë se gjatë tërë muajve të
vitit, medikamentet mjekësore që kërkohen më shumë janë ato për
hipertension.... (shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Gazetës “Zëri”)
No comments:
Post a Comment