Për herë të parë është kremtuar në Babiloni para 4000 viteve dhe që atëherë shumë tradita kanë ndryshuar, ndërsa njerëzit në botë e festojnë në mënyra të ndryshme.
Sipas autorëve antik, festimi ka prejardhjen nga festimi i lindjes së diellit dhe në botë si janë ndryshuar sistemet religjioze, ashtu kanë ndryshuar kalendarët dhe mënyra e llogaritjes së kohës.
Në Romën e lashtë, viti i ri kishte filluar më 1 mars, ndërsa në Bizanti më 1 shtator. Një janari është llogaritur si dita kur në Romë kanë marrë detyrat konsujt dhe atëherë janë ndarë dhurata të ndryshme mes tyre.
Pritja e vitit të Ri në Japoni zgjatë tërë ditën, që herët në mëngjes kur pastrohet shtëpia nga “pluhuri i të kaluarës” dhe përgatitja e shtëpisë për një vit të suksesshëm.
Në Brazil ka një traditë kur në festën e Vitit të ri, mbahet veshje e bardhë, në shenjë të lumturisë, qetësisë në vitin që po vjen.
Britanikët besojnë se nëse mysafiri i parë që do të hyjë në shtëpi është mashkull me dhurata, atëherë ajo donë të thotë vit i gëzuar, ndërsa nëse vjen grua për mysafir, kjo nuk është një shenjë e mirë.
Në Kinë të gjitha dyert janë të zbukuruara me detaje të kuqe, pasi ngjyra e kuqe është simbol i gëzimit dhe lumturisë. Disa ditë para pritjes, kinezët e pastrojnë shtëpinë që ta largojnë fatkeqësinë, ndërsa dritaret dhe dyert i zbukurojnë me dekorime nga letra, të cilat janë simbol i lumturisë, pasurisë, jetë gjatësisë dhe martesës së lumtur me shumë fëmijë.
(BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment