A e keni pritur vitin 2012 të vetëm? Nuk ka asgjë të keqe në këtë. Të
jesh vetëm nuk është gjë e keqe, por nëse ndiheni se jeni të gatshëm
për dashurinë e re, sa më parë të niseni në kërkim të saj ashtu është më
mirë. Që ta arrini këtë gjatë vitit 2013 duhet të jeni më aktiv. Pra
nëse kërkoni dikë me të cilin dëshironi ta ndani jetën, ta njoftoni
personin nga ëndrrat tuaja, ne mund t’ju ndihmojmë.
- Kthehuni në të kaluarën:
Para se të futeni në dashurinë e re, së pari duhet të ktheheni dhe të
mendoni për të kaluarat. Shkoni në udhëtime nëpër lidhjet e mëparshme,
sidomos ato të fundit dhe përpiquni të nxirrni nga to disa mësime të
jetës. Çka ju kanë mësuar lidhjet? Nëse asgjë tjetër, së paku atë që
dëshironi apo nuk dëshironi në lidhje, me cilin person dëshironi të jeni
në lidhje dhe me cilin person nuk dëshironi të jeni, çfarë gabime keni
bërë dhe si t’i evitoni herën tjetër. Secila përvojë e mirë apo e keqe,
na jep leksione të vlefshme për jetën, ndërsa neve na mbetet të mësojmë
nga to. Është e mundur që kështu ta kuptoni se e kaluara ende ju vret
dhe se ende nuk e keni shëruar plagën deri në fund...
- “Kontrolloni” mendimet tuaja:
Çka mendoni ju në të vërtetë për futjen në lidhjen e re? Çka mendoni
për veten? Po për gjininë e kundërt? Me siguri keni dëgjuar për ligjin e
tërheqjes, ajo për të cilën mendojmë dhe na sillet nëpër kokë, atë edhe
e fusim në jetën tonë. Kjo definitivisht është e vërtetë, kur flasim
për lidhjet dhe gjininë e kundërt. Pra, nëse mendoni se jeni i vjetër ta
gjeni dashurinë e re apo nëse mendoni se nuk jeni shumë i/e bukur që ta
tërhiqni personin e caktuar, mund t’ju ndodhë pikërisht kjo. Nëse
dëshironi ta startoni fatin dhe lumturinë tuaj në dashuri duhet të
filloni të mendoni ndryshe. Ju vërtetë jeni të bukur, të mençur dhe
interesant dhe meritoni të duheni! Dhe personi nga ëndrrat tuaj është
duke ju pritur diku pas këndit. Na beso!
- Krijoni vizion të qartë:
Nëse nuk dini se çka dëshironi në të vërtetë, si mund ta fitoni andaj
gjënë e caktuar? Kjo vlen për të gjitha sferat e jetës, madje edhe
dashuria. Ju nuk mund të hyni në një shitore dhe të thoni: “Unë e dua
fustanin, ju lutem”. Me siguri që shitësja nuk do t’ju ndihmojë derisa
mos t’ia sqaroni se çfarë fustani, çfarë ngjyre, çfarë modeli e
dëshironi. E njëjta vlen edhe për lidhjen dhe dashurinë, ju nuk mund ta
gjeni partnerin ideal derisa as vetë nuk e dini se çka jeni duke
kërkuar.
- Jini pozitiv:
Njëherë kur të përcaktoni se çka dëshironi, mundeni t’i tejkaloni të
gjitha kufizimet dhe besimet sherri i të cilave keni pasur hamendje dhe
të cilat ju kanë lënë edhe vetëm. Nëse nuk mundoheni të ndryshoni, me
siguri që do të mbesni aty ku ishit. Tingëllojnë mirë ato përrallat për
princin me kalin e bardhë i cili vjen papritmas. Por, ngjarjet e këtilla
janë shumë të rralla. Në kohën e sotme shumë më mirë kalojnë ata që
vetë e zgjedhin atë që e dëshirojnë. Ajo që është e rëndësishme është të
mësoheni t’i zhdukni mendimet tuaja negative dhe të mbesni pozitiv në
kërkimin tuaj për dashurinë.
- Lëvizni:
Filloni me hedhjen e hapave të vegjël në drejtim të dashurisë dhe
lidhjes që e meritoni. Kjo mund të jetë shoqërimi intensiv me miqtë (të
cilët mund t’ju njohin me ndonjë person të ri), njohja me njerëz të rinj
në punë, fillimi me ndonjë aktivitet të ri (bie fjala fitness, apo
anëtarësim në ndonjë klub tjetër) apo edhe mund të sprovoheni edhe në
flirtin dhe njoftimin “online” në internet. Ka shumë mënyra ta gjeni
dashurinë tuaj, dhe vetëm duhet të përpiqeni dhe të jeni pak më aktiv.
No comments:
Post a Comment