Dihej që sidomos tani që është periudhë festash, por edhe pas publikimit
të duetit të radhës Sinani e Seldi do të “mbyteshin” në punë. Mirëpo
siç duket ata kanë arritur të organizohen edhe për të pushuar. Vetëm se
në këtë rast nuk flasim për pushime normale, por nga ato të
shtrenjtat...
Aktualisht dy këngëtarët simpatikë ndodhen në
Australi në Surfers Paradise, Queensland për një turr koncertesh dhe siç
bëjnë yjet hollivudianë, kohën e lirë ata po e kalojnë në resortet e
hotelet më të shtrenjta të vendit.
Nga fotot që kemi marrë në
profilet e secilit, këngëtarët i shohim nëpër darka luksoze, shëtitje me
jaht... Zbuluam edhe një tjetër detaj interesant. Si pjesë e argëtimit
ata u futën si të ftuar në reality show-n e vendit “Big Borther”...
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment