Hulumtimi më i ri i Qendrës për Cilësinë e Jetës në Australi tregon se çiftet në vitin e parë të martesës janë më të palumtur.
Çiftet në vitin e parë të tyre të martesës janë më të
palumtura se sa pas shumë viteve. Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë
rreth 2.000 australianë, derisa lumturia e tyre ishte matur në shtatë
fusha, si shëndeti, të arriturat dhe lidhjet në dashuri.
Prej të anketuarve ishte kërkuar që këto segmente të jetës së tyre
t'i vlerësojnë nga shkalla 0 deri 100, e rezultati mesatar ishte rreth
75 pikë. Personat që porsa ishin martuar mesatarisht kishin 73,9 pikë,
deri në vitin e dytë të martesës pikët ishin shtuar në 78,4 pikë, derisa
tek ata që për 40 vjet rresht ishin në martesë, rezultati ishte 79,8
pikë.
Udhëheqësja e studimit Melissa Weinberg konsideron se te çiftet e
porsa martuara lumturia zvogëlohet sepse pas haresë dhe festimit vjen
ballafaqimi me realitetin dhe fillon martesa.
/Telegrafi
No comments:
Post a Comment