Diellza Kolgeci, e cila para pak kohe u shfaq si tullace në sfilatën e
modës me rastin e promovimit të linjës së rrobeve të koleges së saj,
Afërdita Paqarada, këtë vit ka realizuar një fotosesion të veçantë, për
kalendarin 2013
"Kalendari për herë të parë është bërë bardh e zi dhe për këtë jam
inspiruar nga një foto e prindërve të mi. Është një kalendar klasik, ku
çdo foto ka një pjesë të shkruar që mbart një mesazh.", ka thënë Diellza
për revistën "Paloma".
Diellza, ka pak muaj që ka perfunduar xhirimet e filmit, "Dashuria e
Bjeshkëve të Nemuna 2", ku ajo luan rolin kryesor, e që pritet të
lansohet në mars te vitit 2013. Ajo e pëlqen aktrimin por nuk mendon se
do e preferonte si profesion të parë./Indeksonline/
No comments:
Post a Comment