Ekspertët theksojnë që ka ushqime qe mund të ndikojnë negativisht në
efektin dhe absorbimin e ilaçeve. Përveçqë mund të reduktojnë
efikasitetin e ilaçeve, mund të shkaktojnë edhe efekte të rrezikshme
anësore. Nëse merrni disa ilaçe, gjithmonë këshillohuni me mjekun për
llojet e ushqimit që mund t’i hani.
Nëse keni ndonjë dyshim për
efikasitetin e ilaçit, përzierjen e ilaçeve me ushqime të caktuara ose
ndiheni keq pavarësisht marrjes së ilaçit, kërkoni këshillën e mjekut
ose farmacistit. Ilaçet pini me sasi të mëdha të ujit për të
përshpejtuar tretjen dhe absorbimin, por edhe për të reduktuar rrezikun
nga krijimi i dhimbjeve në stomak.
Lëngu i grejpit
Vitamina
C, fibrat dhe kaliumi janë vetëm disa nga materiet e shëndetshme që i
përmban grejpi. Por vetëm një gotë lëng nga grejpi mund të reduktojë
efikasitetin e enzimave të rëndësishme të zorrëve, të cilat lehtësojnë
absorbimin e madje 85 ilaçeve. Ekspertët theksojnë që përzierja e disa
ilaçeve me lëngun e grejpit mund të rrisë efektet anësore që paraqiten
gjatë marrjes së këtyre ilaçeve. Lëngun e grejpit zëvendësojeni me
lëngun e portokallit, i cili ofron përparësi të ngjashme shëndetësore,
por pa rrezik.
Banania
Ky burim i shkëlqyeshëm i
kaliumit mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i kancerit, sulmi në
zëmër dhe sëmundjet e zemrës. Përmban triptofan, i cili ndihmon tek
prodhimi i serotoninës dhe ka efekt qetësues në tru. Banania ndihmon
shndërrimin e karbohidrateve në glukozë dhe me këtë ruan nivelin e duhur
të sheqerit në gjak. Banania mund të krijojë probleme nëse merrni
inhibitorët ACE. Këto ilaçe ulin nivelin e tensionit të gjakut, ndërsa
rrisnin nivelin e kaliumit në trup. Personat që marrin inhibitorët ACE
dhe hanë banane rrisin rrezikun nga krijimi i rrahjeve të zemrës
potencialisht të rrezikshme. Bananet po ashtu përmbajnë tiraminën,
aminoacidin i cili gjendet në verën e kuqe, sojë dhe disa djathëra.
Tiramina mund të ndikojë negativisht në efektin e antidepresivëve.
Lëngu i thanës
Është
ilaç natyral për infeksionet e traktit urinar. Lëngu i thanës është i
pasur me vitaminat C, K dhe E, si edhe me përqindje të ulët të natriumit
dhe yndyrave. Lëngu i thanës ka veprim anti-inflamator, anti-mikrobial
dhe diuretik. Megjithatë, thanat përmbajnë materie që mund të forcojnë
veprimin e statineve, çka mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.
Nëse pini ilaçet në bazë të statineve, gjithsesi këshillohuni me mjekun
për mënyrën e përdorimit. Statinet shërbejnë për uljen e yndyrave,
kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, ndërsa forcimi i veprimit të
tyre mund të jetë i rrezikshëm.
Spinaqi
Edhe pse
është një nga ushqimet më të shëndetshme, spinaqi mund të reduktojë
efikasitetin e ilaçeve kundër mpiksjes së gjakut. Përmban shumë materie
ushqyese, duke përfshirë edhe sasi të mëdha të vitaminës K, kalciumit,
vitaminës A, vitaminës C, acidit folik, magnezit dhe hekurit. Ekspertët
paralajmërojnë që të gjitha ushqimet që janë të pasura me vitaminën K
mund të jenë potencialisht të rrezikshme për personat që marrin ilaçe
kundër mpiksjes së gjakut. Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë
tërësisht nga spinaqi. Hani gjysmën filxhani spinaq 2 deri 3 herë në
javë, por mos e teproni.
Ushqimet e pasura me fibra
Ushqimet
si drithërat e papërpunuara, perimet ose pemët janë baza e ushqimit të
shëndetshëm. Fibrat luajnë rol kyç në reduktimin e rrezikut nga krijimi i
sëmundjeve të zemrës ose diabeti. Mund të lirojnë nga kapsllëku dhe ta
ruajnë peshën e shëndetshëm trupore. Megjithatë, fibrat mund të
reduktojnë efektin e disa antibiotikëve sepse mund të ngadalësojnë
absorbimin e ilaçeve./kohaa.net/
No comments:
Post a Comment