Reperi shqiptar, Unikkatili, ka deklaruar se e ka shtyrë tri
herë biletën e kthimit për Amerikë, pasi kishte përjetuar momente të
jashtëzakonshme në vendlindje. Unikkatili i cili mbajti
koncertin e tij në Prishtinë gjatë korrikut ka thënë për Express se tri
herë e ka shtyrë biletën kthyese për Amerikë, pasi kaloi momente të mira
në vendlindje.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë vizitën time në Prishtinë. E jo
vetëm në Prishtinë, por vizitova çdo rajon të Kosovës, e po ashtu edhe
Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë, Gjermaninë, Zvicrën e çdo gjë që kam
përjetuar prej shqiptarëve të këtyre rajoneve ka qenë fenomenale”.
“Aq fenomenale, sa që e kam shtyrë tri herë biletën e aeroplanit për shkak se nuk kam dashur të kthehem”, ka thënë Viktori.
Pos tjerash ai shtoi se suksesi i tij erdhi për shkak të motivimit nga miqt dhe familja.
Unikkatili më 15 korrik të këtij viti mbajti një prej koncertve më të
mëdha në epokën e re të vendit tonë, me rreth 25 mijë fansa që ishin të
pranishëm në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment