PRISHTINË - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete
Jahjaga, dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi patën
sot një takim në të cilin bashkëbiseduan për punën dhe aktivitetet, që
zhvilluan gjatë këtij viti, për arritjet e Kosovës në planin e brendshëm
dhe ndërkombëtar, si dhe për aktivitetet, bashkëveprimin dhe
koordinimin institucional gjatë vitit 2013.
sIPAS rtv 21, Presidentja dhe Kryeministri e mirëpritën fillimin e punës së kontrollit të menaxhimit të kufirit ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, duke e konsideruar këtë një sukses të përbashkët dhe një zbatim të standardit evropian në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, që është në interes të të gjithë qytetarëve dhe që ndihmon vendet e rajonit në rrugën e integrimeve evropiane dhe paqen e stabilitetin.
/Shekulli Online/M.A./

No comments:
Post a Comment